Izet Mexhiti nga VLEN thotë se struktura e Aleancës për Shqiptarët mbetet pjesë e VLEN-it, përcjell TV21. Sipas tij, ka devijuar vetëm lideri i ASH-së, Arben Taravari, për të cilin thotë se mund ta kuptojë veprimin e tij, vetëm nëse i ka borxh Ali Ahmetit.

“Edhe në të kaluarën, edhe tash kemi të bëjmë me atë që ASH-ja mbetet e përcaktuar aty ku ishte. Si pjesë e VLEN-it, si pjesë e ndryshimeve. Ka hise, ka kontribut në atë fitoren e VLEN-it. Ka kontribut në ndryshim, në rrotacionin politik që ndodhi, këtu ka devijuar lideri i tyre, të cilin mund ta kuptoj nëse i ka borxh z.Ahmeti, por nuk duhet pra edhe gjithë të tjerët për shkak të kësaj të devijojnë nga rruga”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume