Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, para fillimit të mbledhjes së kryesisë Qendrore të VLEN-it, deklaroi se koalicioni është i kompletuar dhe se i urojnë mirëseardhje në vazhdimin e betejës ASH-së, në krye me Arben Fetai.

Mexhiti tha se sot do të plotësohet kryesia e VLEN-it me 10 anëtarët e ASH-së.

“Po ashtu në mbledhje do të plotësohet edhe shtabi zgjedhor në krye me Adnan Azizin për ta filluar fushatën drejtë fitores në zgjedhjet lokale në gjitha komunat shqiptare. Në të njëjtën kohë në kryesi të VLEN-it është miratu që Arben Fetai të mbetet zv/kryeministër për qeverisje të mirë ndërsa Azir Aliu do të propozohet për ministër të Shëndetësisë”, deklaroi zv/kryeministri Mexhiti.