BE ishte dhe mbetet qëllimi ynë si dhe i gjeneratave që vijnë, por vetëm Maqedonia është vendi i vetëm për të cilin nuk vlejnë kriteret për anëtarësim në Union siç vlejnë për vendet tjera që janë bërë apo janë pjesë e procesit për tu bërë vend anëtarë. Këtë e theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në Samitin “Maqedonia 2025” i cili shtoi se paraprakisht janë bërë gabime me atë që janë pranuar kushtet, janë bërë lëshime, por sipas tij nevojitet qasje tjetër që Maqedonia të bëhet tërheqëse për të hyrë në BE.

“Kjo do të thotë se duhet të jeni 2-3 herë më të mirë se të gjithë të tjerët nëse dëshironi që të dukeni logjik dhe nëse dëshironi që të tjerët të ju kuptojnë. Si dhe duhet të mësoni që të fitoni edhe në Uashington edhe në Bruksel edhe në Berlin, Paris e Romë dhe në megapolet dhe qendrat botërore, nëse doni të kuptoheni me to dhe të dërgoni porosi tjetër nga ajo që po e dëgjoni prej vitesh”, tha Hristijan Mickoski.

Si një prej përparësive të vendit tonë që ai e sheh është ndërtimi i korridoreve dhe fakti që jemi udhëkryq strategjik në Ballkan.

“Përparësia e jonë e vetme strategjike si vend që nuk ka dalje në det është ajo që jemi udhëkryq natyror i disa korridoreve paneuropiane mes të cilave janë korridoret 8 dhe 10, por edhe afër nesh, në mënyrë paralele kalon edhe korridori 11, me çka do të jemi vendi i vetëm në Europë që ka komunikim të drejtpërdrejtë me këto tre korridore të rëndësishme. Unë këtu e shoh ardhmërinë dhe vetëm në atë mënyrë ne mundemi të hyjmë në optikën e fuqive të mëdha botërore dhe këtu duhet ta bazojmë zhvillimin tonë”, shtoi Hristijan Mickoski.

Në suaza të përforcimit të bashkëpunimit të vendit me BE, të enjten në vend do të arrijë kryetari i Këshillit europian, Antonio Costa, i cili në mënyrë praktike do të jetë në vizitë të vendeve të Ballkanit Perëndimorë.