Mickoski: Deri në qershor pres të përfundojë ndërtimi i gjashtë pishinave, atë që e premtojmë e realizojmë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes gazetareske lidhur me ecurinë e projektit për ndërtimin apo rindërtimin e pishinave të reja para ardhjes së sezonit veror, informoi se pritet që gjashtë objekte të përfundojnë gjatë muajit qershor.
“Po pikërisht, ajo që ishte trashëguar në një gjendje të mjerueshme, ngadalë, por sigurt po vihet në lëvizje. Kemi pasur një takim koordinues me ministrin, aktualisht po përfundohen punimet dhe pres që në qershor e korrik, gjashtë objekte të tilla të jenë të përfunduara në Kisella Vodë, Karposh, Gjorçe Petrov, Shtip, Manastir dhe Kërçovë, ndërsa edhe një tjetër në Kavadar, diku në fillim të vjeshtës pritet të jetë gati”, theksoi kryeministri dhe shtoi:
“Kështu që gjithçka që e trashëguam si një ‘monument’ në gjendje të mjerueshme, po e vëmë në lëvizje dhe do ta përfundojmë.”