Mickoski do të mirëpresë Kallas, përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë

Ju njoftojmë se nesër, më 23.05.2025 (e premte), Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të jetë nikoqir i vizitës së Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.
Në kuadër të vizitës, Kryeministri Mickoski dhe Kallas do të realizojnë takim tet-a-tet në orën 11:15.
Më pas, është parashikuar takim dypalësh për në orën 11:25.
Në orën 12:10, është parashikuar konferencë e përbashkët për shtyp e Kallas dhe Kryeministrit Mickoski në Qendrën e Mediave në Qeveri.