Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në lidhje me atë që sot zëvendëskryeministri Nikolloski do ta nënshkruaj marrëveshjen në Londër me Qeverinë Britanike dhe paralajmërimin për ndërtimin e një fakulteti të ri në Shtip, deklaroi:

“Sa i përket Marrëveshjes për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, ajo nënshkruhet sot. Atje ndodhet një delegacion maqedonas në të cilin janë zëvendëskryeministrat, njëri ministër i transportit, tjetri i mjedisit jetësor, Nikolloski dhe Mexhiti. Atje është edhe ministrja e Arsimit e cila ka një agjendë të vetën për shkak të ngjarjeve që po ndodhin atje. Sot do të vihet nënshkrimi në atë marrëveshje, e cila më pas do të shkojë në Parlament para deputetëve. Ne nuk sjellim asgjë fshehurazi, nuk keqpërdorim flamuj evropianë, deputetët do ta shohin atë që vjen më pas. Pjesë e këtij projekti është ndërtimi i hekurudhës që do të lidhë Tabanocën me Gjevgjelinë, rikonstruksioni dhe modernizimi i saj, përfundimi i Qendrës Klinike në Shtip, së bashku me ndërtesën e Fakultetit të Mjekësisë dhe konviktin studentor, ndërtimi i Spitalit në Kërçovë së bashku me një qendër shëndetësore dhe rikonstruksion i plotë i Spitalit Klinik në Tetovë. Dhe këtu nuk ndalemi, sepse ende kemi të paktën edhe 60% nga kuadri që e kemi në dispozicion. Kështu ndërtohet shteti, e jo sipas parimit “si deri më tani” siç ishte në të kaluarën, kur vidhej.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume