Folësit paraprak treguan se për çfarë bëhet fjalë, për çfarë jemi këtu në Kavadar sot. Kjo është, do të thoja, hera e tretë në dy ose tre muajt e fundit, që kam qenë në Kavadar, mes njerëzve të Kavadarit.

Dua të përgëzoj kryetarin e komunës, këshilltarët dhe administratën për punën e përkushtuar që bëjnë këtu në Kavadar. Uroj shumë e shumë projekte të tilla.

Njëkohësisht, dua të shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar kolegët e mi nga Qeveria të cilët gjithashtu kontribuojnë në zbatimin e projekteve jo vetëm në Kavadar, por edhe në të gjithë Maqedoninë dhe kjo është mirë. Është mirë kur ndërtohet, sepse shumë gjëra duhen ndërtuar, përfunduar dhe rinovuar. Ne thjesht kemi fituar besimin e qytetarëve këtu dhe nuk duhet të rrezikojmë këtë besim me asnjë kusht.

Ne, si qeveri dhe unë personalisht, do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe gjithçka që është në fuqinë tonë për të zbatuar sa më shumë projekte të jetë e mundur, të cilat do të jenë vlerë e shtuar në jetët e qytetarëve në të gjithë vendin, pavarësisht nëse komuna ka kryetar komune nga koalicioni qeveritar, nga VMRO-DPMNE-ja, nga VLEN-i, nga ZNAM-i, apo nga LSDM-ja opozitare, apo nga Bashkimi Demokratik për Integrim, apo është i pavarur e kështu me radhë.

Jam shumë i lumtur që po shoh se projektet po realizohen. Më lejoni të ndaj me ju një lajm të mirë, e ka të bëjë me atë që Ministri i Vetëqeverisjes Lokale më informoi se, deri sot – duke marrë parasysh që u lanë disa ditë shtesë që projektet të arrijnë edhe me postë, të gjitha komunat, gjithsej 80, kanë dorëzuar aplikimet e tyre për realizimin e projekteve në kuadër të thirrjes së dytë.

Dhe dua të them se tani kemi afërsisht 900 projekte vetëm nga thirrja e dytë. Ose, nëse i bashkojmë projektet nga thirrja e parë dhe e dytë, atëherë do të kemi gjithsej 1.200. Këto janë 1.200 kantiere ndërtimi në gjithë Maqedoninë. Kjo është një punë historike, do të thoja, shekullore. Dhe këtë po e bëjmë për gjeneratat e ardhshme, por edhe për gjeneratat e sotme, të cilat meritojnë kushte më të mira jetese.

Ne do të vazhdojmë të realizojmë në periudhën që vijon dhe presim shumë lajme të mira në muajt e ardhshëm, për qytetarët dhe për Maqedoninë si vend, sepse do ta përsëris se është mirë të ndërtohet, për këtë na zgjodhën qytetarët.

Për fund, edhe një herë, dua të shpreh falënderime deri te kryetari i Komunës dhe të gjithë atyre që ishin sot me ne qytetarët, banorët e Kavadarit, për mikpritjen jashtëzakonisht të mirë.

Prej këtu vazhdojmë për në Moklisht ku do të promovojmë disa projekte të tjera për të cilat folën folësit paraprak.

Dhe ajo që dua të them, në fund fare, na qofshin me fat këto projekte dhe shumë të tjera të tilla, do të thoja, fillime dhe mbarime të punëve të na ndodhin në vitet që vijojnë”.