Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt Debati mbikëqyrës i Komisionit parlamentar për shëndetësi me temën “Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytete të tjera në shëndetin e njeriut dhe masat e marra për mbrojtjen e shëndetit publik”, ku prezantim mbajti edhe Kryeministri, Hristijan Mickoski.

Në pyetjen e deputetes nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Gracija Bakraçeska, nëse në periudhën nga sot deri në 9 vitet e ardhshme, pritet përmirësim i cilësisë së ajrit dhe a po bëhet diçka për të mbrojtur fëmijët, kategoritë më të cenueshme, Kryetari i Qeverisë theksoi se të gjitha masat dhe projektet e përmendura më parë nuk mund të ndahen në kategori të veçanta të qytetarëve, por i përfshijnë të gjithë.
Të gjitha masat për të cilat diskutuam më parë nuk përjashtojnë asnjë qytetarë, nënkuptohet se në këtë drejtim do të kenë efekt edhe për kategoritë më të cenueshme të fëmijëve dhe të sëmurëve. Nuk mund t’i shohim gjërat tani pjesërisht, duhet t’i shohim këto masa të marra nga Qeveria në tërësi.

Në përgjigjen e pyetjes së deputetes Bakraçeska, Kryetari i Qeverisë Mickoski shprehu përsëri keqardhje që për dekada të tëra nuk është bërë asgjë për këtë temë dhe këtë problem, por është përdorur vetëm një retorikë e thjeshtë, siç konstaton ai, se e njëjta duhet të ndalet dhe gjërat duhet të fillojnë të bëhen siç duhet.

Dhe do ta përsëris, nuk është vetëm ajri, po flasim për një mjedis jetësor më të pastër, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm. Kjo do të thotë që nuk duhet të kemi deponi të paligjshme mbeturinash, që çdo amvisëri duhet të ketë qasje në ujë të pijshëm dhe se duhet të kemi një sistem të organizuar për depozitimin e ujërave të zeza. Të gjitha këto janë shkaqe, të gjitha këto janë probleme me të cilat duhet të përballemi. Vetëm 11% e territorit është e mbuluar nga menaxhimi i ujërave të zeza, do ta kuptoni për çfarë po flas, përfundoi Kryeministri Mickoski.