Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske, se cilat janë pritshmëritë duke pasur parasysh se në korrik pritet që në raportin më të ri të progresit PE-së të përfshijë njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, thotë:

„Për herë të parë para eurodeputetëve do të gjendet një raport në të cilin, në disa raste, përmendet identiteti dhe gjuha maqedonase, e veçantë dhe shumë shekullore. Meqë shpesh është përsëritur se kjo nuk paraqet problem dhe se në thelb nuk është pengesë për askënd, pres që eurodeputetët ta miratojnë njëzëri këtë Raport, në të cilin konfirmohet identiteti i veçantë dhe shumë shekullor maqedonas dhe gjuha e veçantë maqedonase, e cila është pjesë e gjuhëve zyrtare të KB-së dhe e njohur ndërkombëtarisht apo e kodifikuar në vitin 1977, megjithëse kodifikimi i saj ka përfunduar më herët, që në vitin 1945, në kuadër të KB-së.

Këtë vit festuam 80 vjetorin e kodifikimit të saj. Kështu që, këtu nuk shoh absolutisht asnjë pengesë nëse me të vërtetë jemi të gjithë njëzëri dhe kjo nuk ka qenë aspak problem.

Fatkeqësisht, duhet të them se përsëri po vijnë komente dhe zëra të ndryshëm nga Lindja, por të shohim se si do të përfundojë e gjithë kjo çështje. Unë kam folur për unitet jo shumë kohë më parë, kur kremtuam ditën e shenjtorëve Kirili dhe Metodi. Edhe atëherë kur bëra thirrje për unitet, po flisja pikërisht për një lloj të tillë uniteti, larg dallimeve tona politike ditore. I ftoj të gjithë aktorët politikë në vend që të bashkohen dhe të fillojnë që nga sot të kontaktojnë partitë e tyre simotra që kanë eurodeputetë në Parlamentin Evropian.

E di që LSDM-ja opozitare është pjesë e një familjeje të tillë, i ftoj që sot të fillojnë dhe të kontaktojnë partitë e tyre simotra, ashtu siç di unë që e bën edhe partia opozitare LDP. Ndërsa ne sot si parti politike do të kemi komitetin ekzekutiv dhe në atë Komitet do të përgatisim një strategji si VMRO-DPMNE-ja që në vend që të dërgojë njerëz që në ditët në vijim do të jenë në Bruksel për të vazhduar bisedimet me eurodeputetët për nevojën e miratimit të kësaj Rezolute, do të përsëris, me të cilën njihet identiteti i veçantë, shumëshekullor maqedonas dhe gjuha e veçantë maqedonase, e kodifikuar ndërkombëtarisht. Kjo nuk vjen rastësisht, ky është fryt i punës që ka ndodhur gjatë më shumë se 10-11 muaj, pothuajse një vit. Me datën 4 do të jetë debati në Kuvend, më 4 qershor sipas informacioneve që kam, ndërsa votimi do të duhet të jetë në korrik.

Kështu që, edhe një herë dua të theksoj se identiteti i veçantë, shumëshekullor maqedonas dhe gjuha e veçantë maqedonase, e kodifikuar ndërkombëtarisht, janë fakt dhe secili që i mohon dhe refuzon të pranojë këtë realitet dhe këtë fakt është anti-NATO dhe anti-BE.

Prandaj, kushdo që nuk e pranon këtë nga vendet anëtare dhe cilido eurodeputet që nuk do të votojë për miratimin e kësaj rezolute është anti-BE, para së gjithash, dhe kundër vlerave evropiane të përcaktuara shumë kohë më parë nga Adenauer, Shuman dhe Degaspari.“