Më lejoni në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë t’ju uroj Ditën Kombëtare të Vllehëve, 23 majin.

Bashkësia vllahe ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e Maqedonisë.

Si në kuptimin historik, ashtu edhe në atë shoqëror, ata janë një pjesë besnike e zhvillimit dhe ekzistencës së shtetit.

Sot, Vllehët marrin pjesë aktivisht në transformimin e shtetit, për të cilën gjë jemi zotuar para qytetarëve.

Përmes punës së përbashkët, përpjekjeve dhe përkushtimit, ne ndërtojmë bashkëjetesë, por edhe kushte për një jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë qytetarët.

Jam i vetëdijshëm se edhe Vllehët, ashtu si edhe qytetarët e tjerë, e përjetojnë përditshmërinë e vështirë me sfida dhe pengesa, por së bashku duhet të punojmë me përkushtim për të tejkaluar të gjitha problemet e përbashkëta dhe për të sjellë zgjidhje për gjeneratat e ardhshme.

Maqedonia po ndjek rrugën e transformimit, ku do të respektohen parimet e sundimit të së drejtës, shteti ligjor, lufta e pakompromis kundër krimit, si dhe vlerat mbi të cilat duhet të zhvillohet shteti – që janë përmbushja e premtimeve, realizimi i projekteve dhe ndërtimi i një shteti në të cilin secili do ta gjejë të ardhmen dhe lumturinë e vet.

Detyra dhe obligimi ynë është që përmes tolerancës, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të dallimeve të vazhdojmë të jetojmë dhe të krijojmë në këtë copë toke dhe të ndërtojmë ura miqësie.

Gëzuar 23 Maji, Dita Kombëtare e Vllehëve.

Hristijan Mickoski,

Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut