Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk kanë vend në një shtet që dëshiron të ecë përpara, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski në shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë- 7 Maji, përcjell TV21. Mickoski përgëzoi të gjithë pjesëtarët e policisë për përkushtimin dhe guximin e tyre, duke dërguar porosi se në shtet nuk ka më vend për lidhje, nepotizëm dhe mbrojtje nga përgjegjësia.

“Ka pasur kohë kur institucionet përdoreshin si mjet për interesa personale dhe politike, e jo për drejtësi. Mesazhet “do ta rregulloj” dhe “do të lajmërohem”, ishin më të zëshme se ligji, por kjo kohë ka mbaruar! Dua sot publikisht dhe zëshëm të them, në këtë shtet nuk ka më vend për lidhje, nepotizëm dhe mbrojtje nga përgjegjësia. Ligji vlen për të gjithë, pa dallim nëse bëhet fjalë për qytetar të thjeshtë, funksionarë ose biznesmen”, shtoi Mickoski.