Mickoski: Në mënyrë të denjë vazhdojmë ta kultivojmë jetën dhe veprën e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, misioni i tyre fisnik bashkon edhe sot

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë t’ju uroj 24 Majin – Ditën e iluministëve mbarësllavë, Shën Kirili dhe Metodi.
Kremtimi i vëllezërve Kirili dhe Metodi, të cilët janë themeli i shkrim-leximit të popujve sllavë dhe krijues të alfabetit sllav Gllagolicës, sipas të cilit më vonë u krijua edhe alfabeti cirilik, është dëshmi se misioni i tyre fisnik vazhdon të bashkojë edhe sot.
Vëllezërit Kirili dhe Metodi që atëherë promovuan vizionin se fuqia e një populli dhe shteti qëndron në arsim, shkencë dhe në shkrim-lexim. Dhe pikërisht falë spiritualitetit dhe përkushtimit të tyre, sot edhe ne mund ta zhvillojmë kulturën, arsimin dhe shkencën në gjuhën amtare.
Përkushtimi ynë është që përmes arsimit, që është themeli për mbijetesën dhe zhvillimin e një shteti, të krijojmë gjenerata të ardhshme që do të vazhdojnë t’i kultivojnë vlerat e Maqedonisë.
Këta dy vëllezër, fisnikë në zemër dhe mendje, na lanë dhuratën më të madhe — shkrimin, shkronjën , zërin e identitetit tonë.
Kjo luftë për të drejtën e zërit të vet, për të drejtën e spiritualitetit të vet, është themeli i luftës sonë shekullore për pavarësi, identitet dhe dinjitet kombëtar.
Misioni i tyre vazhdon përmes çdo nxënësi që mëson të lexojë, çdo shkrimtari që krijon, çdo mësuesi që transmeton dije. Ata nuk janë vetëm e kaluara — ata janë një urë shekullore drejt së ardhmes.
Gëzuar 24 Maji – Dita e iluministëve mbarësllavë, Shën Kirili dhe Metodi!