Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske lidhur me atë se çka parashikon projekti për ndërtimin e hekurudhës që do të dalë nga paratë që do të fitohen si rezultat i Marrëveshjes për Partneritet Strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe atë se kur do të nënshkruhet marrëveshja për investime, deklaroi:

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, e cila është duke u zhvilluar, do të autorizohet nënkryetari i Qeverisë dhe ministër për Transport që të shkojë në Londër për ta nënshkruar Marrëveshjen këtë javë. Mendoj se nesër ose pasnesër, të mërkurën ose të enjten, do të nënshkruhet edhe zyrtarisht dhe kështu do të fillojë projekti për realizimin e pjesës ekonomike të Marrëveshjes për Partneritet Strategjik me Mbretërinë e Bashkuar. E dini, këtë tashmë e kemi komunikuar me opinionin. Kemi në dispozicion 5 miliardë paund, rreth 6 miliardë euro për projekte që janë strategjike, unë do të thosha transformuese për shtetin.”

Ndryshe hekurudha është pjesë e Korridorit 10, i cili lidh Tabanocin me Gjevgjelinë. Ky projekt përfshin modernizimin e plotë, rikonstruimin dhe ndërtimin e një binari paralel.

Praktikisht, tani do të kemi dy binarë hekurudhor, duke mundësuar që transporti i kargos të realizohet me një shpejtësi mesatare më të madhe se 110 kilometra në orë. Sot, tekstualisht, kompozitat për kargo transportin lëvizin ngadalë kur udhëtojnë në Korridorin 10, në disa vende edhe me 5-10 kilometra në orë. Mesatarisht, kjo shpejtësi është rreth 25 kilometra në orë, ndërsa për udhëtarët do të jetë rreth 160 kilometra në orë, kështu që do të ketë një shkëmbim disa herë më të madh dhe më të shpejtë të transportit të mallrave dhe të udhëtarëve.

Njëkohësisht, përfundojmë projektin për Qendrën Klinike në Shtip, duke mundësuar që kjo pjesë e shtetit të merr kujdes shëndetësor bashkëkohor dhe modern, përfshirë Fakultetin e Mjekësisë dhe konviktin studentor me dyqind shtretër. Njëkohësisht, si shtesë, do të ndërtojmë Spitalin, për të cilin tashmë kemi arritur marrëveshje, në Kërçovë dhe rikonstruimin e plotë të Spitalit Klinik në Tetovë.

Ky është vetëm fillimi, dhe pastaj hapi tjetër do të jenë edhe projekte të tjera në fushën e energjetikës, transportit, përsëri në shëndetësi, kështu që këto janë investime kapitale. Dhe akoma çuditem nga disa komente që vijnë nga opozita, dhe më së shumti u çudita, kur dje, komenti ishte nga atje, që po marrim hua për investime kapitale.

Me të vërtetë nuk e di kush e përgatit strategjinë e komunikimit në opozitë, por këshilla ime për ta është që nuk po shkojnë mirë dhe mendoj se Maqedonisë i duhet një opozitë cilësore, konstruktive, e cila ajo që e artikulon si mesazh, praktikisht do të shtojë vlerë, e jo të jetë, do të thoja, në momente edhe qesharake.”