Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj çdo devijimi nga struktura qeveritare dhe partiake, duke bërë të qartë se ndryshimet janë të pashmangshme.
“Si kryetar i Qeverisë, do ta sanksionoj çdo devijim. Do t’i shkarkoj të gjithë ata që do të na turpërojnë si strukturë dhe si njerëz. Shembullin për ndryshim duhet ta japim ne,” deklaroi Mickoski në një fjalim të prerë dhe vendimtar, përcjell TS.
Ai theksoi se përgjegjësia bie mbi secilin individ në strukturat partiake dhe shtetërore, dhe se intensiteti i reformave do të varet nga angazhimi i tyre.
“Sot, nga këtu paralajmëroj: menjëherë pas Kongresit të rregullt që do të mbahet në fund të këtij viti – e më së voni në fillim të vitit të ardhshëm – do të ketë ndryshime të mëdha në parti dhe në qeveri,” u shpreh ai.
Ky paralajmërim vjen si një sinjal i qartë për reformë të thellë dhe për një qasje më të ashpër ndaj përgjegjësisë institucionale./TS/