Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në panelin qendror të
Sarajevo Business Forum 2025, ku ndau vizionin e tij për një zhvillim të qëndrueshëm
ekonomik përmes reformave, bashkëpunimit rajonal dhe ndërlidhjes infrastrukturore.
Në këtë forum ndërkombëtar të nivelit të lartë, ministri Durmishi prezantoi prioritetet e
Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për tërheqjen e investimeve dhe ndërtimin e një
klime të besueshme për bizneset vendore dhe të huaja. Ai theksoi rëndësinë e
bashkëpunimit në sektorët strategjikë si digjitalizimi, energjia dhe fuqia punëtore, si dhe
angazhimin për të ndërtuar politika të qëndrueshme që japin rezultate.
"Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës dhe rritja e besimit të investitorëve janë
prioritete që kërkojnë përkushtim, stabilitet dhe veprim konkret. Këtë po e ndërtojmë çdo
ditë përmes politikave të qëndrueshme dhe bashkëpunimit rajonal”, tha ministri.
Forumi ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojat dhe për të hapur rrugë të
reja bashkëpunimi ekonomik me rajonin dhe më gjerë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume