Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot u adresua në seancën e Tretë të Këshillit nacional për eurointegrime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në adresimin e tij, ministri përcolli mesazhin kyç se Maqedonia e Veriut nuk është më vendi i cili vetëm e planifikon integrimin evropian, por është vendi i cili integrimin e realizon në vepër.

“Maqedonia e Veriut nuk është më vendi i cili vetëm e planifikon integrimin evropian, por e realizon atë, përmes reformave konkrete dhe rezultateve të cilat e përmisojnë standardin jetësor të qytetarëve”, theksoi ministri Murtezani
Në adresimin e tij, ministri i potencoi rezultatet nga realizimi i Agjendës reformuese për vitet 2024–2027, e cila tanimë sjell përfitime konkrete për vendin, si parafinancimi nga Bashkimi Evropian, investime dhe projekte të cilat e përmirësojnë standardin jetësor. Me këtë, Maqedonia e Veriut e ndërton të ardhmen e saj evropiane jo si projeksion i largët, por si realitet i cili krijohet me çdo ligj të sjellur dhe çdo reformë të realizuar me sukses.

Më vazhdim e keni fjalimin e plotë të ministrit Murtezani në Këshillin nacional për eurointegrime:

I nderuar Kryetar i Këshillit nacional për Eurointegrime, të nderuar anëtarë, të nderuar kolegë ministra, zonja dhe zotërinj,

Sot flasim nga pozicioni i rezultateve konkrete. Flasim nga pozita e eksperiencës, vendosmërisë dhe punës së strukturuar e cila po e transformon realitetin. Maqedonia e Veriut nuk është më vetëm vend i cili planifikon integrimin evropian, ne tanimë po e realizjomë. Agjenda jonë reformuese për periudhën 2024–2027, e cila rrjedh nga Plani për ritjen e Ballkanit Perëndimor, tanimë nuk është thjeshtë dokument në letër; ajo është detyrim i përditshëm i institucioneve, hartë lëvizëse e vizionit politik dhe kornizë teknike e reformave konkrete të cilat po e ndryshojnë mënyrën e funksionimit të sektorit publik, komunitetit të biznesit, gjyqësorit, arsimit dhe energjetikës. Maqedonia e Veriut tanimë e ka marë njohjen nga Bashkimi Evropian si vendi i parë në rajon i cili pëfitoi parafinancim konform Planit për rritje. Kjo nuk është gjest simbolik, por njohje e drejtpërdrejtë se kjo Qeveri di si të krijojë, prezantojë dhe implementojë reforma të cilat janë koherente, kredibile dhe të matshme.

Reformat janë tanimë në terren. Impelementimi i Agjendës reformuese në vitin 2024 u zhvillua me kontinuitet të ruajtur plotësisht pavarësisht tranzicionit politik. Janë përmbushur të gjitha pesë hapat fillestarë të reformës, të parapara deri në shkurt të këtij viti, duke përfshirë Ligjin e ri për Kontroll të Brendshëm Financiar Publik, aktet nënligjore nga Ligji për Buxhete, reformat në përzgjedhjen e organeve udhëheqëse të kompanive shtetërore dhe zgjidhjeve kadrovike në gjyqësor. Si dëshmi e pozitës tonë udhëheqëse në rajon në këtë kontekst, tanimë kemi parashtruar kërkesën për lirimin e 17.1 milionë eurove nga Komisioni Evropian. Këto masa janë vetëm pjesë e Agjendës Reformuese, e cila sjell nxitje financiare shtesë prej 750 milionë eurove për Maqedoninë e Veriut. Një pjesë e këtyre mjeteve është për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore, ndërsa pjesa më e madhe është dedikuar për projekte investuese dhe zhvillim socio-ekonomik, me lidhje të qartë në mes të reformave dhe përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.

Paralelisht, tanimë po punohet në 16 hapa të rinj me afat deri në qershor të vitit 2025, me vlerë mbi 70 milionë euro, të cilat përfshijnë katër fusha prioritare: energjetikë, transformim digjital, ambient biznesor dhe sundimi i ligjit. Në këtë kontekst, një nga këta hapa – Ligji për Energjetikë – tani më është miratuar nga Kuvendi, gjë që konfirmon aftësinë për veprim në kohë dhe hap hapësirë për mobilizim të mëtejmë në fushat kyçe që pasojnë. Në cilësinë e koordinatorit nacional për realizimin e Agjendës reformuese, e shfrytëzoj këtë mundësi për të bërë thirrje për mobilizim të përbashkët dhe intensifikimin e përpjekjeve nga të gjithë akterët e përfshirë në proces, përfshirë edhe juve, të nderuar deputetë, me qëllim të përmbushjes në kohë të obligimeve të marra. Kjo veçanërisht ka të bëjë për pakon legjislative në fushën e transformimit digjital, e cila tashmë është dorëzuar në Komisionin Evropian, si dhe për ligjet që lidhen me reformat në sektorin e gjyqësorit – për të cilat do të ndalen më në detaje kolegët nga ministritë përkatëse, ministri i Drejtësisë Fillkov dhe ministri për Transformim Digjital, Andonovski.

Ajo që e bën këtë fazë të Agjendës reformuese kyçe nuk është vetëm ajo që po punohet shumë, por edhe ajo se si reformat janë të dizajnuara ashtu që në mënyrë të caktuar janë, të pakthyeshme. Institucionalizimi i ndryshimeve, vendosja e mekanizmave koordinues, infrastruktura digjitale e cila i mbështet proceset – e gjithë kjo krijon sistem që nuk varet nga vullneti politik, por nga obligimi dhe korniza ligjore. Mekanizmat për llogaridhënie dhe transparencë janë tashmë funksionale, kurse me miratimin e Ligjit të ri për Sistemin e Kontrollit të Brendshëm Financiar në Sektorin Publik, administrata publike ka fituar kritere të qarta për menaxhimin me rreziqe dhe revizion të brendshëm.

Do të doja t’ju informoj se Qeveria, në seancën e mbajtur të martën e kaluar, miratoi dy akte thelbësore me të cilat vendoset arkitektura institucionale për realizimin e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor 2024–2027. Bëhet fjalë për Vendimin për përcaktimin e strukturave për realizmin e Planit për rritje dhe Rregulloren për mënyrën e zbatimit dhe kontrollit të Instrumentit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor. Me këtë rregullore vendoset mekanizëm për koordinim në dy nivele komplementare: politik, ku përgjegjësia bie mbi ministrat përkatës, dhe operativ, të cilin do ta realizojnë nëpunësit e caktuar përmes aktiviteteve konkrete dhe ndjekjen e realizimit.

Në kontekstin e diskutimit të sotëm, i cili e pasqyron Agjendën reformuese si mundësi nacionale, mendoj se duhet hapur t’i adresojmë edhe sfidat sistematike. Ato janë reale dhe nuk i fshehim. Mangësitë në kapacitetin administrativ, planifikimi i fragmentuar dhe nevoja për ndjekje dhe evaluim më efektiv, mbeten fusha të cilat kërkojnë përmirësim. Por ajo që me të vërtetë e dallon këtë fazë është ekzistenca e mbështetjes së qëndrueshme politike, institucione funksionale dhe dialogu konstruktiv me shoqërinë civile dhe bashkësinë e ekspertëve – kushte që rrallëherë përputhen dhe për këtë arsye konsideroj se paraqesin kapital strategjik të cilin po e shfrytëzojmë plotësisht.

Për fund, do të doja të theksoj se kjo Agjendë reformuese nuk është instrument i cili përgatitet për përdorim të jashtëm. Ajo është kornizë nacionale për reforma strukturore, në pajtueshmëri me politikat evropiane, por e orientuar drejt transformimit të brendshëm. Agjendë për administratë efektive, institucione transparente, arsim gjithëpërfshirës dhe ekonomi e cila është harmonizuar me tregun evropian. Përkatësisht e ardhmja jonë evropiane nuk është projeksion, por realitet rrjedhës, të cilin po e ndërtojmë me çdo akt të miratuar, çdo proces të realizuar me sukses dhe çdo iniciativë partneriteti që e çon përpara Maqedoninë e Veriut.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com