Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se janë realizuar pagesa në vlerë prej 105.002.614,00 denarëve për gjithsej 7.158 persona.
“Sot u realizua pagesa në kuadër të nënmasës 1.5 – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.4 për prodhimin e realizuar të domates, specit, kastravecit, trangullit, lakrës, fasules dhe patates në fushë të hapur dhe në sera, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.
Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë sipërfaqe të mbjella me domate, spec, kastravec, trangull, lakër, fasule dhe patate dhe që janë përfitues edhe nga nënmasa 1.4 e Programit për vitin 2024. Prodhimi i realizuar është dorëzuar tek një grumbullues i regjistruar, përfshirë edhe kulturat e prodhuara për nevojat e kapaciteteve përpunuese të vetat, për përdorim shtëpiak apo që janë shitur në treg.
Dallimi është i dukshëm, kujdesi për bujqit dëshmohet me punë”, thonë nga Ministria.