Ministrja Dimitrieska-Koçoska në vizitë pune në Bruksel për Dialogun e 11-të ekonomik dhe financiar me BE-në

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska është në vizitë pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Dialogun e rregullt vjetor ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së dhe partnerëve rajonalë, vendeve të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës.
Siç kumtoi Ministria e Financave, fokusi i dialogut të 11-të ekonomik dhe financiar të këtij viti, respektivisht dialogut vjetor mbi politikat ekonomike është konkurruenca e Evropës në kontekstin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike dhe nevoja për thjeshtësimin e kornizës ligjore për uljen e barrës administrative mbi kompanitë.
Në këtë kontekst, ministrja do t’i referohet reformave të ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë në fushën e përmirësimit të konkurrencës së ekonomisë me qëllim përfundimtar përshpejtimin e rritjes ekonomike.
Në Dialogun ekonomik dhe financiar të këtij viti në Bruksel marrin pjesë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, të Komisionit Evropian, të Bankës Qendrore Evropiane, të Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Turqisë, të Gjeorgjisë, të Moldavisë dhe të Ukrainës.
Nga Ministria shtojnë së në takim do të miratohen konkluzionet e përbashkëta që do të jenë bazë për krijimin e politikave dhe zbatimin e reformave në rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të plotë evropian në periudhën e ardhshme.