Punonjësit e Inspektoratit të gjuhëve nesër do të protestojnë pasi janë gjashtë muaj pa rroga, ndërsa mbi 140 të punësuar në Spitalin e Tetovës janë mbi 3 muaj. Gjithsej thuhet se janë mbi 200 të punësuar në dy institucione që pa rroga mujore. Në lidhje me këtë ka reaguar ashpër gazetari Rami Mislimi i cili në një status në Facebook thotë se VLEN i ka lënë pa bukë mbi 200 familje shqiptarësh.

Ja reagimi i plotë:

VLEN i le 200 familje pa bukë, fëmijët e tyre qajnë në heshtje si në GAZA!

Gjashtë muaj pa rroga janë punonjësit e Inspektoratit të Gjuhëve, ndërsa 3 muaj ata të Spitalit të Tetovës.
Të shitesh patriot në kurriz të shqiptarëve dhe barkun bosh të tyre është e lehtë. Paramendoni, pas një jave është festa e Kurban Bajramit, dhe çfarë do të blejnë familjet e këtyre punonjësve të Inspektoratit të Gjuhëve për fëmijët e tyre?
Po 140 të punësuarit në Spitalin e Tetovës që janë 3 muaj pa rroga?
Çfarë do të kenë në sofrat e këtyre familjeve për Kurban Bajram, kur VLEN lavdëron Mickoskin se paska bërë shumë për shqiptarët?
Si do ta festojnë liderët e VLEN-it, kur mbi 200 shqiptarë vuajnë për bukë, dhe gjendja e tyre është si në Gaza edhe pse ata nuk ankohen, nuk qajnë, nuk përkulen.
Ata vuajnë në heshtje, presin çdo ditë mos po u lëshohen rrogat, që të gëzojnë fëmijët dhe familjet e tyre.
Boll më me folklorizma se VLEN ka fuqi! Boll më me fjalë të mëdha se VLEN ka dinjitet! Boll më me pretendime se VLEN mendon për popullin!
S’po mendoni asgjë!
Aspak!
200 familje i keni shndërruar në familje si ato në Gaza.
Ata vdesin për bukë, e ju shisni patriotizëm në Facebook.
TURP!