Nën ndikimin e një vale të lagësht, nesër drejt fundit të ditës, të premten do të ketë reshje të dendura shiu (mbi 30 litra për metër katror), fillimisht në pjesët perëndimore, e më pas në pjesët e mbetura. Në malet më të larta do të ketë kushte për reshje të herëpashershme bore, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nesër do të fryjë erë juglindore mesatare deri e fortë, ndërsa të premten erëra veriore (mbi 60 kilometra në orë), veçanërisht përgjatë lumit Vardar.
“Temperaturat e ditës do të ulen ndjeshëm. Gjatë fundjavës dhe të hënën do të ketë kushte për reshje të lehta lokale shiu, ndërsa temperaturat ditore do të rriten përsëri”, thonë nga DPHM.