Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në fund të ditës së nesërme dhe të premten pritet që një valë e re e lagësht të përfshijë vendin, e cila do të sjellë reshje më të mëdha shiu.
Sot moti në vend do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë nga dy deri në nëntë gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë nga 14 deri në 24 gradë.
Edhe në Shkup pritet mot me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Sipas sinoptikëve, temperatura ditore në kryeqytet do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
Sipas DPHM-së, në fund të ditës së nesërme dhe të premten pritet një valë e re e lagësht që do të sjellë reshje më të mëdha shiu në të gjithë vendin.
Gjatë fundjavës së ardhshme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu herë pas here.