Moti sot do të jetë sërish me vranësira dhe me diell. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga veriu. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 17 deri në 24 gradë celsius.

Në Shkup, do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu në disa pjesë të luginës.

Temperatura minimale do të bjerë në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 24 gradë.