Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski dhe Ministri i Sportit Borko Ristovski nënshkruan sot në Ministrinë e Brendshme një Memorandum Bashkëpunimi midis dy ministrive në fushën e edukimit fizik dhe aktiviteteve sportive.
Ky Memorandum Bashkëpunimi përcakton kornizën midis palëve nënshkruese për çështje me interes të ndërsjellë bazuar në shfrytëzimin e kushteve ekspertizo-shkencore, profesionale, materialo-teknike dhe hapësinore që synojnë: promovimin e aktiviteteve arsimore, kërkimore dhe zbatuese, përmes të cilave do të realizohet bashkëpunimi mbi çështje me interes të përbashkët.
“Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne e ngremë bashkëpunimin tonë tashmë të shkëlqyer në një nivel më të lartë, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në punën e ministrisë dhe në përgatitjen e kadetëve dhe oficerëve të policisë. Sporti dhe aftësia fizike janë të lidhura drejtpërdrejt me kryerjen me sukses të detyrave të oficerëve të policisë dhe me këtë ruajtjen e sigurisë së qytetarëve. Projektet e planifikuara me Ministrinë e Sportit do të nënkuptojnë përmirësimin e fushave dhe mundësive për aktivitete sportive cilësore në nivelin e forcave policore evropiane me një qëllim, të kemi një forcë policore të përgatitur dhe të gatshme që do të jetë një garantuese e vërtetë e sigurisë së qytetarëve të saj”, theksoi Ministri Toshkovski.