Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nga nesër do të qëndrojë në Dejton, Ohajo, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, në kuadër të Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Siç informojnë nga MPJTJ, vizita është me ftesë të kongresmenit dhe shef i delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Majkëll Tarner.

Gjatë qëndrimit, Ministri Mucunski do të marrë pjesë në dy ngjarje nga programi zyrtar edhe atë diskutim në panel kushtuar avancimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në seancë plenare që do të mbyllë ngjarjen.

Ministri do të marrë pjesë gjithashtu në një darkë pune të organizuar për liderët nga rajoni dhe mysafirë të lartë, kushtuar temave që lidhen me paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të ngjarjes do të diskutohet për progresin e vendeve të rajonit, sfidat me të cilat përballen, si dhe nevojën për një fokus të ripërtërirë ndërkombëtar për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në Ballkan. Theks i veçantë do t’i kushtohet rëndësisë së Marrëveshjes së Dejtonit për paqen dhe stabilitetin në Bosnjë e Hercegovinë dhe më gjerë.