David Beckham ka festuar 50-vjetorin e lindjes me një festë madhështore në restorantin e njohur Core by Clare Smyth në Notting Hill, Londër. Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit ishte i rrethuar nga familjarë dhe miq të famshëm në këtë rast të veçantë. Bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, si dhe tre nga katër fëmijët e tyre – Cruz, Romeo dhe Harper – ishin të pranishëm. Në mesin e të ftuarve të njohur u panë edhe Tom Cruise dhe Eva Longoria.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori mungesa e djalit të madh, Brooklyn Beckham, dhe partneres së tij, Nicola Peltz. Sipas mediave britanike, Brooklyn nuk ka marrë pjesë në asnjë nga festimet për ditëlindjen e të atit, për shkak të një konflikti në familje. Thuhet se përplasja ka ardhur për shkak të mospranimit të DJ Kim Turnbull, e dashura e Romeo Beckham, nga ana e Brooklyn dhe Nicola.

Lexo edhe:
Enca konfirmon ndarjen nga i dashuri afrikan pas thashethemeve të shumta

Sipas burimeve për gazetën ‘Mirror’, “David është me zemër të thyer” dhe “mungesa e Brooklyn në këtë ditë të rëndësishme është një goditje e vërtetë për të”. Pavarësisht kësaj, festa vazhdoi mes buzëqeshjesh dhe urimesh, por nuk mund të fshihej hija e ndarjes familjare në një moment që duhej të ishte i gëzueshëm për të gjithë.