SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër K.Ç. (42) nga Prilepi, person përgjegjës në një klub qitjeje në Prilep, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”. Në periudhën nga 02.04. deri më 04.04.2024, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në klubin e qitjes, me ç’rast u konstatua se mungonin një pjesë e madhe e pistoletave dhe pushkëve ajrore, në disa pushkë ajrore nuk ishin të lexueshëm numrat e fabrikës, ndërsa një pjesë e armëve që ka klubi nuk ishin regjistruar në sistemin e regjistrimit dhe menaxhimit të armëve në MPB.TS