Ndalet një person në Vërmicë, i konfiskohen 21 sfera metalike plumbi që kishte plan t’i dërgonte në Spanjë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Vërmicë kishin kishin gjetur dhe konfiskuar 21 sfera metalike nga një veturë që hynte nga Shqipëria në Kosovë.
Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se vetura ishte duke u drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovarë.
Derisa, sferat metalike te plumbit, i dyshuari i kishte marrë për t’i dërguar për vlerësim në një fabrikë në Spanjë për biznes.
Tutje, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar.
“SPK. Vërmicë 30.05.2025 – 01:55. Është raportuar se zyrtarët policorë, në bashkëpunim me oficerët doganorë, në veturën me targa të huaja e cila kishte hyrë nga Shqipëria në Kosovë, të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, kanë gjete dhe konfiskuar 21 sfera metalike të plumbit të cilat i dyshuari i kishte marr për t’i dërguar për vlerësim në një fabrikë në Spanjë për biznes. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është liruar”, njofton Policia. /Reporteri.net/.