SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.H. (70) nga f.Reçica e Vogël, rrethi i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “uzurpimi i patundshmërive”. Në një parcelë kadastrore në Tetovë, pronë shtetërore, i denoncuari ka ndërtuar një objekt pa poseduar leje adekuate ndërtimi të dhënë nga organi kompetent.TS