Pasi vredistët erdhën si humbës në koalicionin qeveritar me përzgjedhjen e despotit Micko si “shfalerka” të radhës, filloi “ndryshimi” i shumë përfolur për shqiptarët se me ta do ishte ndryshe.

Dhe ja vërtet filloi ndryshe, iku flamuri i vockël i shqipes sonë nga kabineti i gjerë i Afrim pashait, ndërsai ai i NATO-s dhe i BE-së nuk lëvizi nga vendi sepse i tillë ka qënë urdhëri i despotit për “tallpën” Afrim që të mos guxoj ta rikthej flamurin kombëtar në kabinetin e tij.

Por, në raste kur “tallpa” do që të duket patriot e nxjerr nga sirtari flamurin e vockël shqiptar dhe bën ndonjë foto për militantët dhe opinioni shqiptar sesi duket ai në kabinetin e tij si kryeparlamentar.

Shqiptarët kane patur kryeparlamentarë edhe para “tallpës” Afrim por, nuk ka ndryshuar gjë, madje edhe gjatë socializmit jugosllav kanë patur një kryeparlamentar shqiptar të ndershëm si Vullnet Starova!

Me “ndryshimin” që erdhi “tallpa” si kryeparlamentar, përdorimin e shqipes nga tribuna e parlamentit e ka zvogëluar në minimum dhe se seancat në përgjithësi i udhëheq në gjuhën e despotit Micko, pasi ky ishte sugjerimi i shefit.

Fotoja e “tallpës” Afrim, ku është kapërdisur si pasha tregon qartë për “ndryshimin” që erdhi me vredistët se me ta do jetë ndryshe dhe jo si nën regjimin e Zajkos që premtoi një jetë më të mirë për të gjithë por, që nuk erdhi kurrë.

“Nrdyshimi” që vredistët premtuan janë heqja e balancusit, shmangia e vredistëve nga kërkesa e një ligji për veteranët e UÇK-së ku ligji për “branitellët” është çështje kohe kur do të miratohet, rreziku i shfuqizimit i disa neneve të ligjit për gjuhët ( edhe ashtu përdhosës për shqiptarët që barazon shqipen me jevgjërishten dhe jo me maqedonishten) punësimet e njëanshme, ku shqiptarët diskriminohen hapur në raport 10 :1, flet për “ndryshimin” që erdhi me ta.

Ndaj, shumica e shqiptarëve kanë të drejtë të pyesin a ky ishte “ndryshimi” që megafonët shurdhues të VREDI-t alarmuan gjithandej shqiptarët se ne jemi ndryshe nga integristët dhe se me ne “ndryshimi” do të jetë i sigurt!

Medai Shaholli