Motra kryesore në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë ka urdhëruar që vërtetimet për vaksina të jepen vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo ka revoltuar në punësuarit të cilët në Alsat kanë denoncuar urdhëresën jo ligjore të motrës kryesore.

Nuk kam asgjë kundër dygjuhësisë por deri sot kemi dhënë vërtetime në gjuhën maqedonase, ndërsa sot në dy gjuhë. Nuk keni nevojë t’i ngatërroni punët. Tani e tutje të jepen kështu dhe të mos t’i kujtohet dikujt t’i kërkon (në dy gjuhë).

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, Sedat Zylbehari pranoi se ka një urdhër joligjor nga motra kryesore, por e arsyetoi atë se kjo bëhet përkohësisht dhe se së shpejti vërtetimet do të lëshohen në dy gjuhë. Përveç vërtetimeve të vaksinave në gjuhën maqedonase, shtëpia e Shëndetit në Kumanovë edhe oraret e nxënësve që duhet të pranojnë vaksina i bën në gjuhën maqedonase.

“Gati të gjitha vërtetimet dhe dokumentet zyrtare që lëshohen nga institucioni ynë tashmë janë në dy gjuhë, ndërsa për ftesat për vaksinim dëshirojmë të sqarojmë se aktualisht janë në qarkullim disa materiale që janë porositur dhe shtypur para se të bëhej ky riorganizim. Me qëllim të mos shpenzimit të panevojshëm te mjeteve publike, po i përdorim ato derisa të përfundojnë sasitë ekzistuese”, thonë nga Shtëpia e Shëndetit Publik në Kumanovë.

Punonjësit e këtij institucioni edhe më herët janë ankuar për mos respektimin e gjuhës shqipe brenda këtij institucionit, mos dhënien e vendimeve për punë dhe mos avancimin e kuadrove shqiptar. Së fundi, policia kallëzoi penalisht ish drejtorin për punësime në kundërshtim me ligjin.