Më 26.05.2025 në orën 17.59, në SPB Shkup nga Ndihma urgjente mjekësore është denoncuar se në një poliklinikë në zonën e komunës së Aerodromit ndodhet një person i cili ka ndërruar jetë. Është dalë në vendin e ngjarjes dhe ishte kryer bisedë zyrtare me mjekun, me ç’rast është konstatuar se gjatë kontrollit, që ishte caktuar më parë, L.M. (61) ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë. Mjeku e konstatoi vdekjen. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion.TS
Mgid