Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se ka pranuar draftin e marrëveshjes së të dërguarit të ShBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për një armëpushim në Gaza dhe shkëmbim të burgosurish.
“Izraeli pranon draftin e ri të Witkoffit”, tha Netanyahu gjatë një takimi me familjet e pengjeve izraelite në Gaza, siç citohet nga një deklaratë e lëshuar nga zyra e tij.
Hamasi konfirmoi sot se ka marrë një propozim të ri nga ndërmjetësit për një armëpushim në Gaza dhe shkëmbim të burgosurish.
Grupi nuk dha detaje rreth propozimit të ri, por tha se po e shqyrton atë.
Të mërkurën, Hamasi tha se ka arritur një marrëveshje me Witkoffin mbi një kornizë të përgjithshme për një armëpushim të përhershëm në Gaza.