Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski njoftoi se nga 31 tetori do të fillojë edhe një linjë e re ajrore nga Shkupi në Larnaka të Qipros. Nikolloski tha se kjo është linja e 11-të brenda 10 muajve që siç tha, subvencionet dhe politikat për zhvillimin e transportit ajror po japin rezultate

“ Prej 31 tetorit 2025 fillon linja e re ajrore Shkup – Larnaka (Qipro)!

Kjo është linja e 11-të e re brenda 10 muajve, rezultat i politikave të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Subvencionet dhe politikat për zhvillimin e transportit ajror po japin rezultate.

Ne vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e transportit ajror në Maqedoni ”, tha Nikolloski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume