Më datë 29.05.2025 në orën 18:40 në fshatin Reçicë e
Madhe, efektivët e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria
personin F.Sh.(26) nga fshati Reçicë e Madhe, duke vepruar në
bazë të një kallëzimit të mëparshëm nga një vajzë 21-vjeçare nga
Tetova, se ai e kishte ngacmuar dhe kërcënuar. Ai është ndaluar
në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të
përgatitet parashtresë përkatëse.TS