Ekspertët në Forumin Ndërkombëtar të Familjes, në Stamboll, paralajmëruan për një krizë globale demografike për shkak të rënies së vazhdueshme të fertilitetit, që kërcënon stabilitetin ekonomik dhe social.

Paneli “Miti i mbipopullimit”, theksoi ndikimin e politikave ndërkombëtare në këtë rënie dhe nevojën për mbështetje më të madhe ndaj familjeve.

Zv.ministri turk Lutfihak Alpkan theksoi rënien e fertilitetit në Turqi nga 7 në vitet ’70-të në nën 1.5 sot, ndërsa profesori Serdar Furtuna përmendi ndryshimin e prioriteteve individuale si shkak kryesor të kësaj rënieje.

Ministrja malajziane Nancy Shukri paralajmëroi për pasojat afatgjata të plakjes së popullsisë, transmeton Klankosova.tv.

Përfaqësues nga Katari, Hungaria dhe Singapori theksuan rëndësinë e politikave të përqendruara te familja dhe ruajtjes së vlerave tradicionale përballë sfidave sociale dhe kulturore moderne.