Nicole Scherzinger tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Çmimeve të 25-ta të Broadway.com Audience Choice Awards në New York, duke mahnitur me një kostum elegant sateni të bardhë.
Ajo u nderua me dy çmime: “Aktorja Kryesore e Preferuar në një Muzikal” dhe “Performanca e Divës së Preferuar” për rolin e saj si Norma Desmond në Sunset Boulevard.
Ish-anëtarja e Pussycat Dolls, e cila shkëlqeu me një pamje glamuroze dhe pozoi përkrah aktores Zoey Deutch, tha se kjo është arritja më e madhe në karrierën e saj, shruan DailyMail.
Në një intervistë të fundit, Nicole tregoi se për vite me radhë nuk merrej seriozisht për role të mëdha për shkak të së kaluarës së saj muzikore.
“Kam kaluar 30 vjet duke punuar dhe ëndërruar për këtë moment”, tha ajo. Fillimisht kishte hezituar për rolin, por pasi lexoi skenarin, u dashurua me personazhin.
Nicole u shpreh se përmes këtij roli është rritur si artiste dhe ndihet më e fuqishme dhe më e lidhur me publikun se kurrë më parë.
Kjo është hera e parë që ajo nominohet për çmimin prestigjioz Tony.