Nikoloski: Jemi të vetmit në rajon që kemi nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar

Ambicia jonë është të jemi të ndryshëm nga qeveritë e mëparshme dhe të realizojmë projekte, kryesisht infrastrukturore. Ne jemi të gatshëm dhe shumë të motivuar. Në fakt, shpejtësia me të cilën arritëm në këto dy marrëveshje – Qeveria me Qeverinë dhe partneriteti strategjik – është konfirmimi më i mirë i asaj për këtë për të cilën po flasim. Ajo për të cilën jam veçanërisht krenar është se kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji që Britania e Madhe nënshkruan me këdo në rajon, gjë që tregon se e sheh Maqedoninë si partnerin e saj më të fortë në rajon”, shprehet zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikoloski në intervistë për MIA-n.
“Konfirmimi më i mirë i asaj që po themi është se ne kemi Britaninë e Madhe në anën tjetër. Është një fuqi botërore numër dy, një fuqi bërthamore, një anëtar i Këshillit të Sigurimit, një vend fitimtar në Luftën e Dytë Botërore dhe e vetmja perandori mbretërore që ka mbijetuar në botë. Pra, nuk është rastësi që ata nënshkruajnë marrëveshje me ne dhe nuk është se ata nënshkruajnë marrëveshje me të gjithë. Siç thashë, ne jemi të vetmit në të gjithë rajonin me të cilët ata kanë nënshkruar marrëveshje”, tha Nikoloski kur u pyet për vërejtjet e opinionit në lidhje me kapacitetin e Qeverisë për të realizuar projektet e përcaktuara në marrëveshjen e nënshkruar me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Në intervistë, ai flet edhe për kushtet e përdorimit të parave nga kontrata, kur do të zhvillohen aktivitetet e para në terren për projektet e planifikuara, ndërsa paralajmëron edhe mundësinë për hyrje të linjës ajrore irlandeze me kosto të ulët “Rajaner” në tregun maqedonas.
Të enjten, Zëvendëskryeministri Nikolloski dhe ministri britanik i Ekonomisë dhe Eksportit Garet Tomas të enjten në Londër nënshkruan Marrëveshjen e partneritetit për realizimin e projekteve infrastrukturore në Londër, me të cilën vendi merr vëllimin historikisht më të madh të mjeteve prej pesë miliardë paund për realizimin e projekteve kapitale. Me projektet e marrëveshjes dhe partneritetit strategjik pritet të nxitet rritja ekonomike dhe të përmirësohet jeta e qytetarëve në vend, ndërsa marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve të ngrihen në një nivel të ri.
Marrëveshja e dytë për partneritet strategjik midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila përshkruan kornizën e përgjithshme politike dhe ekonomike të bashkëpunimit midis shteteve, do të nënshkruhet nga dy kryeministrat, Hristijan Mickoski dhe Kir Starmer”, tha Nikolloski.
Në vazhdim është intervista e plotë:
Ju keni nënshkruar marrëveshje midis qeverive të Maqedonisë dhe Mbretërisë së Madhe në kuadër të partneritetit strategjik me të cilin Maqedonia merr në dispozicion pesë miliardë paund për të investuar në projekte kapitale. A mund t’i sqaroni kushtet e marrëveshjes?
– Siç thashë, po flasim për dy marrëveshje të rëndësishme. Njëra është marrëveshje qeveri-qeveri midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, një marrëveshje që duhet të mundësojë shkëmbimin e njohurive të përvojës si në fushën e administratës publike ashtu edhe në fushën e biznesit, do të na ndihmojnë përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar në të dy sektorët, gjë që mendoj se do ta çojë administratën publike dhe biznesin maqedonas në një nivel tjetër. Pjesë e kësaj marrëveshjeje është një kornizë prej pesë miliardë paundësh, të cilën mekanizmi i Mbretërisë së Bashkuar për financimin ndërkombëtar e vendos si kornizë në dispozicion të Maqedonisë që ne planifikojmë ta përdorim për realizimin e projekteve strategjike infrastrukturore në fushën e transportit, shëndetësisë, arsimit, energjetikës dhe mjedisit jetësor. Bëhet fjalë për financimin e projekteve, diçka që mendoj se Maqedoninë do të sjellë në një nivel krejtësisht të ri të zhvillimit dhe marrëveshjen e dytë për partneritet strategjik midis dy vendeve, të cilën dy kryeministrat do ta nënshkruajnë në periudhën e ardhshme, duke përshkruar kornizën e përgjithshme politike dhe ekonomike të bashkëpunimit midis shteteve. Ajo për të cilën jam veçanërisht krenar është se kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji që Mbretëria e Bashkuar nënshkruan me këdo në rajon, gjë që tregon se e sheh Maqedoninë si partnerin e saj më të fortë në rajon. Ne jemi aleatë në NATO, por ky tashmë është një lloj tjetër bashkëpunimi. Kjo nuk ka të bëjë me huamarrjen, por me financimin e projekteve në mënyrë që me ardhjen e projekteve, të flasim edhe për financimin e tyre dhe sigurisht që do të njoftojmë publikun me detajet në momentin kur do t’i kemi detajet. Në përgjithësi, nevojiten katër hapa për të realizuar një projekt. I pari është të kemi projektin që e kemi tashmë, i dyti është të kemi kornizën ligjore – këtë e bëmë sot. I treti është të kemi financa – kjo është diçka që do të bëjmë në periudhën e ardhshme dhe i katërti është të zgjedhim kontraktues që do ta realiozojë. Kështu që, pres që gjatë verës të kemi përfunduar tashmë financimin dhe kontraktorët e përzgjedhur për projektin e hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10, projektin në shëndetësi për ndërtimin e spitalit të ri dhe shtëpisë së shëndetit në Kërçovë, rikonstruksion të plotë të Spitalit Klinik në Shtip, e në fushën e arsimit ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë në Shtip dhe konviktit studentor në Shtip?
Maqedonia deri tani ka nënshkruar tashmë marrëveshje në nivel qeveritar me Hungarinë për një hua prej 1 miliard euro me kushte shumë të favorshme?
– Marrëveshjet nuk do t’i krahasoja, janë larg njëra-tjetrës. Kjo është marrëveshje për bashkëpunim strategjik, është kornizë e gjerë e bashkëpunimit politik. Ajo që përmendët me Hungarinë ishte një marrëveshje huamarrjeje për të marrë hua një miliard euro, kështu që nuk do t’i krahasoja.
Në opinion interes më të madh zgjon çështja e kushteve në të cilat do të përdoren paratë nga Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar?
– Kjo është diçka që është financim i projektit, varet nga afati i maturimit të projekteve, nga koha kur do të zbatojmë projektet, sa do të jetë shuma e financimit të projekteve. Por, ajo që mund të them është se ato do të jenë kushtet më të mira që Maqedonia ka marrë ndonjëherë nga dikush, dhe se ato janë kushte që aktualisht Maqedonia nuk mund t’i marrë nga ndonjë institucion tjetër përkatës ndërkombëtar perëndimor sepse maksimumi që Maqedonia ka arritur të sigurojë deri më tani është 350 milionë euro, dhe këtu tashmë po flasim për projekte që tejkalojnë dy miliardë euro fillimisht ose gjashtë miliardë euro në fund. Kështu që, ashtu siç do të vijnë projektet, ne do të përcaktojmë kornizat dhe do të informojmë opinionin.
Deri më tani, janë konfirmuar tre grupe projektesh në hekurudhë, shëndetësi dhe arsim me vlerë prej rreth 2,2 miliardë euro. Kur mund të presim aktivitetet e para konkrete në terren?
– Jemi goxha ambiciozë këtu. Plani ynë është që diku nga fundi i verës të kemi përfunduar pjesën e përzgjedhjes së kontraktorëve dhe pjesën e sigurimit të financimit. Pas kësaj, sigurisht, atyre kontraktorëve u duhen disa muaj për t’u mobilizuar dhe pres që aktivitetet e para në terren të fillojnë në fund të vjeshtë
A mund të ndikojë në agjendë fakti që zgjedhjet lokale janë planifikuar në vjeshtë, pasi ka kufizime në drejtim të marrjes së vendimeve në lidhje me financimin?
– Nuk e shoh se si do të na ndikonin. Vendimet që ne jemi duke i marrë taninuk kanë hyrë ende në periudhë zgjedhore. Sigurisht, ne do të respektojmë periudhën zgjedhore.
Një nga çështjet që po problematizohet në publik është kapaciteti i Qeverisë për të zbatuar projekte kaq të mëdha infrastrukturore sepse vendi jo gjithmonë arrin të përmbushë ato investime kapitale të parashikuara me buxhet?
– Ashtu është, ishte një problem i madh i qeverive të mëparshme. Por ambicia jonë është të jemi ndryshe nga qeveritë e mëparshme dhe të zbatojmë projekte, të zbatojmë, mbi të gjitha, projekte infrastrukturore. Kështu që konsiderojmë se jemi gati, jemi shumë të motivuar. Në fakt edhe shpejtësia me të cilën arritëm në këto dy marrëveshje – Qeveri me Qeveri dhe partneritet strategjik, në fund të ditës është konfirmimi më i mirë i asaj që po themi është se në anën tjetër nuk kemi asnjë tjetër por Britaninë e Madhe. Kjo është fuqi botërore numër dy, fuqi bërthamore, anëtar i Këshillit të Sigurimit, vend fitimtar në Luftën e Dytë Botërore dhe e vetmja perandori mbretërore që ka mbijetuar në botë. Pra, nuk është rastësi që ata nënshkruajnë marrëveshje me ne dhe nuk është se ata nënshkruajnë marrëveshje me të gjithë. Siç thashë, ne jemi të vetmit në të gjithë rajonin me të cilët ata kanë nënshkruar marrëveshje.
Si, sipas mendimit tuaj, kjo marrëveshje do të plotësojë apo përmirësojë qëllimet e vendit në drejtim të eurointegrimeve?
– Epo, nuk do ta lidhja këtë me eurointegrimet. Bëhet fjalë për bashkëpunim dypalësh. Mbretëria e Bashkuar nuk është anëtare e BE-së.
Po, por na mbështet për sa i përket anëtarësimit në BE.
– E vërtetë, por sa i përket BE-së, sigurisht që do të flasim me BE-në dhe do ta udhëheqim procesin atje