Me datë 30.05.2025 në ora 22.15 zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në zonën e Stacionit policorë-Tetovë kanë kryer kontroll aksion në objekte hotelierike lidhur me servirjen e alkoolit të miturve. Gjatë kontrollit të kryer në një objekt hoteliere në rrugën “Bane Stefanoski” në Tetovë, është konstatuar një i mitur nga Tetova të cilit i është shërbyer dhe ka konsumuar alkool dhe të cilit i është matur alkooli në gjak 0,50 promilë. I njëjti i është dorëzuar prindit të tij N.J. nga Tetova. Pas dokumentimit të rastit, për pronarin e objektit hotelierik do të përgatitet parashtresl përkatëse nga neni 204 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Shërbimi i pijeve alkoolike fëmijëve”).TS