Më 23.05.2025 në orën 15:00 në SPB Shkup, T.G. (43) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 09:45 në oborrin e një shkolle fillore në zonën Qendër të Shkupit, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga disa persona, njërin prej të cilëve e njihte. Sipas denoncimit, më 22.05. dhe më 23.05.2025, djali i tij mori kërcënime në një rrjet social nga i njëjti profil. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS