Sot (21.05.2025) në orën 06.20 në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 04.10 para një kazinoje në zonën e Çairit në Shkup, një person ka hedhur një shishe me lëng të ndezshëm, me ç’rast i ka vënë zjarrin derës hyrëse të kazinosë. Zjarri është shuar nga të punësuarit, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e vendgjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS