Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ngriti kallëzim penal kundër А.М.(29) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „falsifikimi i dokumentit’’. Më 25.03.2025 në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, gjatë kontrollit kufitar i denoncuari ka paraqitur karton të gjelbër të falsifikuar francez për automjetin e pasagjerëve që ka drejtuar. TS