Hormoni “doping” frenon sistemin imunitar dhe ndihmon tumoret. Eritropoietina, EPO, që njihet si simulant ne prodhimin e rruazave të kuqe, por edhe si substance force, luan një rol te pamenduar tek sëmundjet e rënda, pasi favorizon progresin e sëmundjes tumorale, e ne te njejten kohë frenon sulmin dhe aktivizimin e sistemit imunitar.

Studiuesit e Universitetit Stanford kanë arritur të çrrënjosin një tumor mëlçie tek kaviet e laboratorit duke bllokuar pikërisht këtë hormon, duke i hapur rrugën terapive të reja.

Trajtimi, bashkangjitur me imunoterapinë që gjithashtu ka si detyre aktivizimin e qelizave imunitare kundër kancerit, solli reduktimin e plotë në këtë rast të qelizave tumorale tek kaviet.

Sipas ekipit kërkimor, duhet konfirmuar rezultati edhe tek njeriu, dhe nëse do të ishte efikas në të njëjtën mënyrë, do të konsiderohej një hap shumë i rëndësishëm në luftën ndaj sëmundjeve tumorale.