Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në perëndim të shtetit amerikan të Teksasit.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ndodhi në orën 01:47 sipas kohës lokale 74 kilometra në veri-verilindje të qytetit Van Horn të Teksasit dhe 189 kilometra në lindje të qytetit meksikan Ciudad Juarez me një epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash.

Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale.