Më 01.05.2025, në ora 16.50, në hapësirën e parkingut në Vodno të Mesme, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.S.(44) nga Shkupi, sipas denoncimit të mëparshëm nga Z.S.(57) nga Shkupi se, rreth orës 16.20, në parking vajza e tij e mitur, gjatë hipjes në autobus, ishte sulmuar fizikisht nga i denoncuari. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.TS