Në qarkun Durrës vijon numërimi i kutive të votave.

Në qarkun e Durrësit janë numëruar 119 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.

Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.

Kjo sepse demokratëve i duhen 1565 vota më shumë se socialistët që të marrin mandatin e shtatë dhe ta çojnë qarkun në barazim.

PS deri tani kryeson me 3800 vota më shumë.