Më 19 maj, pesë kamionë të Kombeve të Bashkuara arritën në Gazën e rrethuar, ngarkesa e parë me ndihma që nga 2 marsi, kur Izraeli e kishte bllokuar plotësisht territorin.
Shefi i ndihmës së OKB-së, Tom Fletcher, e ka cilësuar më parë këtë sasi ndihme si “një pikë në oqean”, duke theksuar se nevojat në Gaza janë jashtëzakonisht të mëdha dhe urgjente.
Ekspertë ndërkombëtarë të ndihmës humanitare kanë paralajmëruar për një uri akute të afërt masive në këtë territor palestinez me 2,3 milionë banorë, ku bllokada dhe luftimet kanë bërë që ndihma bazë të mos mund të arrijë te popullsia në nevojë.
“Pa një ndryshim rrënjësor dhe të menjëhershëm në qasjen ndaj ndihmës, mijëra foshnja janë në rrezik të vdekjes brenda dy ditëve të ardhshme”, thuhet në deklaratën e OKB-së.