Padi penale për keqpërdorime nga punonjës të MASH-it dhe një ish-drejtoreshë në Kumanovë – dëmi mbi 32 milionë denarë

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër ish-drejtoreshës së SHM “Kiro Burnaz”, gjashtë punonjësve të Ministrisë së Arsimit, dy personave juridikë dhe pronarëve të tyre, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh. Ata dyshohen se gjatë rindërtimit të shkollës, kur mësimi zhvillohej online, kanë zhvilluar procedura fiktive për kontrata transporti nxënësish, duke krijuar dokumente të rreme dhe duke përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 32 milionë denarë nga buxheti shtetëror. Faturat e rreme janë miratuar dhe regjistruar në mënyrë të vetëdijshme nga të gjithë të përfshirët