Skënder MULLIQI
1.Lufta është e pa kuptimtë.Por, në kontest të luftës negative hynë luftat pozitive –lufta mbrojtëse , siq ishte Lufta për Kosovën historikisht për shtet sovran dhe të pavaruar nga Serbia fashiste.Pakuptimësia e luftës imponohert kështu si një lloj barazimi i fajit.Dhe shtrohen pyetjët, a është lufta vërtetë e pakuptimtë, apo ka çdo luftë një kuptim?Një luftë pa asnjë kuptim pos për serbët që kishte kuptim në politikën serbomadhe të tyre , ishte shpërbërja më luftë e ish-Jugosllavisë.Millosheviqi më Akademinë Serbe dhe Kishën e saj u përpoqën të mbanin Jugosllavinë më dhunë , apo një Serbi të Madhe siq ka qenë dhe është ky projekt ende në kokat e nxehta edhe të regjimit të Aleksander Vuqiqit.Serbia e Millosheviqit u përpoqë të shuan popujtë të tjerë e më së shumti shqiptarët , duke pushtuar territorët e tyre .Ata vranë dhe shkatërruan për plotësimin e nevojave të tyre primitive duke shkaktuar gjenocodin më të madh në një luftë lokale ndaj boshnjakëve në Bosnje dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ky ishte qëllimi i luftës së tyre agresioniste , më bësimin e rrem dhe shumë manipulues se serbët janë të mirë, dhe të gjithë popujtë në ish –Jugosllavi janë të këqij.Një luftë e detyruar për të mbrojtur çënjën kombëtare, është luftë në kontestin pozitiv të fjalës. Ne mbrojtëm Kosovën, mbrojtëm shtëpitë tona , gratë , fëmijët , prindëritë , asetet kulturore , identitetin dhe mbijetësen tonë nga hordhit serboqetnike.Dhe, gjithëqka kishte kuptim , se mbrojtëm një kauzë të drejtë lufte , kunder një armiku okupator e mizor çfarë ishte Serbia e Millosheviqit, por çfare është edhe sot Serbia e Vuqiqit, një protagonisti të klikës kriminale millosheviqiane.Kriminelët serb që për fat të keq kurrë populli serb nuk u doferencua nga ta, nuk dëshirojnë të bëjnë dallimin midis agresorit dhe mbrojtësit , kriminelit dhe viktimës , nuk e shohin kurrë si qëllim këtë, por gjoja serbët janë ata që po rrezikohën nga popujtë të tjerë në Ballkan.Me këtë koncept fashist edhe presidenti serb, Aleksander Vuqiqi, po kërcënon Kosovën më shkëputje të veriut të saj, më luftë dhe pjesën e territoreve më shumicë serbe ne Mal të Zi dhe ndarjën nga BH-ja të Republka Serpska , të cilën e la si zorrën qorrë Marrveshja e Dejtonit për paqe.
2.Në anën tjetër kemi diktatorin më mizor, Vladimir Putin , i cili pas Stalinit qëndrojë më së shumti në krye të Rusisë, i cili më do kusht po dëshiron ta kthen më luftë ndikimin e humbur nga Lufta e Ftoftë të ish-Bashkimit Sovjetik.Bëri që tre vite agresion ushtarak mbi Ukrainën sovrane dhe nuk është ka ndalet, edhe pse kan filluar të zhvillohen bisedimet e paqës në Arabinë Saudite , por edhe në takimet e tjera të zyrtarëve më të lartë amerikanë dhe atyre rus.Presidenti amerikan, Donald Trump më stafin e tij ka sforcuar angazhimet për një prosec paqeje, madje duke legjitimuar pushtimin e terriotorëve të Ukrainës nga Putin, por që edhe kjo i duket pakë carit rus, se ka pretendime shumë më të mëdha për zgjerim ndaj ish shteteve të Bllokut të Lindjës. Moska këtë të premte shënojë 80 vjetoron e fitorës ndaj Gjermanisë të Hitlerit, më një paradë në Sheshin e Kuq , kur lufta në Ukrainë , është duke u vu në pikëpyetje të madhe ndalja e saj.Kjo paradë në dronë është kërcënim për prishjën e një marrveshje për ndaljën 72 orëshe të luftës, por edhe në kontest shumë të gjanë të frikësimit të ukrainasve por edhe të Evropës. Në këtë paradë morën pjesë 20 shtete edhe presidenti i Kinës, Xi Jiping.Zelensiki i Ukrainës tha se kjo është paradë e rrenës , është paradë cinike më porosi të qarta për pushtime të reja të Putinit….Në këtë situatë të paradës ushtarake në Sheshin e Kuq, ishte indiferente bota perëndimore, e cila e sheh rrezikun përmanent të shpërthimit të një lufte më përmasa globale. Ne këtë ceremonial mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksander Vuqiqi, i cili mori një grushtë të rënd gjatë vizitës private në Amerikë, duke e kthyer mbrapshtë nga adminstrata e presidentit amerikan,DonaldTrump më motivacionin e tij që të këtë një takim më te në Shtëpiën e Bardhë .Vërejtjët që ju dhanë që të mos udhëton për në Moskë nga Evropa, Vuqiqi nuk i mori parasysh, së zatën as që ka guximin që ti kundështonte Putinit për të mos udhëtuar në Rusi.Evropa ishte dashur më në fund të ndëshkon Vuqiqin nese dëshirojnë më larguar një të keqe të madhe nga Ballkani, i cili po ulët në dy karrige , në atë ruse dhe të BE-së, e në këtë të fundit sa për formalitet, për të vazhduar të marrë donacione të majme nga shtetet e BE-së.