Një paraglajder kinez, i cili u shty aksidentalisht nga era në më shumë se 8,000 metra lartësi, është ndaluar nga aktiviteti për gjashtë muaj pasi një video e përvojës së tij u bë virale.

Peng Yujiang filloi nga një lartësi prej rreth 3,000 metra në vargmalin malor Qilian në Kinën veriore, ku ai synonte të testonte disa pajisje të reja.

Megjithatë, ai u ngrit më shumë se 8,000 metra lart, pothuajse gati sa lartësia e malit Everest.

Videoja e publikuar në rrjete sociale e tregon atë mbi re ndërsa temperatura ishte -35 gradë Celsius, shkruan the Guardian.

“Duart e mia ishin ngrirë jashtë. Vazhdova të përpiqesha të flisja në radio”, tha ai.

Raportohet se ai ishte në ajër për më shumë se një orë dhe kishte qëndruar në kontakt radio me mikun e tij, Gu Zhimin, i cili ishte në tokë.

Raporti thoshte se ai kishte tentuar të zbriste, por përpjekjet e tij ishin “të paefektshme” dhe ndërsa fluturoi më lart ai u hutua dhe humbi për pak kohë ndjenjat.

Peng përfundimisht ishte në gjendje të ulej rreth 30 kilometra nga vendi i nisjes, ku u takua nga Gu dhe një mik tjetër.

Ndryshe, fluturimi i tij i afrohet rekordit botëror prej 9,946 metrash të vendosur nga gjermanja Ewa Wisnierska në 2007.

Ajo ishte pa ndjenja për rreth 40 minuta, duke mësuar se sa lart kishte fluturuar vetëm pasi u ul në mënyrë të sigurt dhe kontrolloi të dhënat e saj të fluturimit.

@cgtneurope A Chinese paraglider was sucked 8,589 meters up into the sky while flying over Qilian Mountains in northwest China at the weekend – but miraculously survived. Exposed in conditions of -40 degrees Celsius, he was freezing, but remained conscious. The paraglider enthusiast, Lao Liu, recalled feeling a “lack of oxygen” but managed to “keep communicating over the radio the entire time.” Having taken off at around 3,000m, Lao Liu was trapped by what paragliders call “cloud suction”. He took off at the altitude of over 3,000 meters but was dragged more than three miles upwards to an altitude more suitable for commercial airliners. #paraglide #survival #vortex #extremeweather ♬ original sound – CGTN Europe