Paraqiti në kufi një karton të gjelbër ndërkombëtar të falsifikuar, kallëzim penal ndaj shtetasit turk

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër V.G. (40) nga Republika e Turqisë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”. Më 22.05.2025 në Vendkalimin kufitar Deve Bair, në hyrje të shtetit, i denocuari paraqiti për kontroll një karton të gjelbër ndërkombëtar të falsifikuar për automjetin e pasagjerëve “Opel” me targa kombëtare turke, të cilin ai e drejtonte.TS